Takohen Bërnabiqi dhe Sarrazini në Beograd, bisedojnë për asociacionin
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë një takimi që ka pasur në Beograd me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka folur për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi si dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Sarrazini ka theksuar në takim se bisedimet Kosovë-Serbi janë një bazë e mirë për diskutim dhe përparim të mëtejshëm dhe se hapat e fundit në dialog paraqesin një hap të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se zbatimi është kyç.
Nga ana tjetër, shefja e qeverisë serbe, deklaruar se pret mbështetje konstruktive që do të mundësojë stabilitet të qëndrueshëm në rajon me zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe mbi të gjitha formimin e asociacionit.
Siç është thënë në njoftimin e kryeministrisë serbe, përcjell “Kosovo Online”, Bërnabiqi dhe Sarrazini kanë diskutuar për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, integrimin evropian, si dhe situatën aktuale rajonale dhe zhvillimet e fundit në kuadër të nismës së Procesit të Berlinit.