Takohen Bytyqi e Backeri, flasin për modelin e arsimit suedez
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka pritur të martën në takim një delegacion nga Suedia, të kryesuar nga Lena Backer, me të cilën ka biseduar për çështjen e arsimit.
Bytyqi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit në fushën e arsimit.
“Shpreha gatishmërinë tonë për thellim të bashkëpunimit me Suedinë, në fushën e arsimit profesional, si faktor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, duke qenë se Kosova ka një rini, e cila meriton një arsim dhe një edukim të avancuar.
Gjithashtu, theksova se përmes Arsimit Profesional, është një mundësi e veçantë për punësimin e të rinjve dhe për vetë punësim”, ka thënë Bytyqi pas takimit.
Ndërkaq përfaqësuesja e delegacionit suedez, Lena Backer, ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në adaptimin dhe zbatimin e modelit suedez të arsimit profesional në shkollat profesionale të Kosovës.