![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/10/ademi.jpg)
Takohen drejtuesit e katër federatave sportive
Drejtuesit e katër federatave të mëdha sportive në Kosovë janë takuar sot (e martë). Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Në dreken e shtruar nga kreu i FFK-së ishin Arben Fetahu (FBK), Eugen Saraqini (FHK) dhe Bahri Gjinovci (FVK).
“Sot pata kënaqësinë që të shtroj drekë për miqtë e mi të federatave më të mëdha sportive në vend. Bashkë me Arben Fetahun të FBK-së, Eugen Saraçinin e FHK-së dhe Bahri Gjinovcin e FVK-së, shkëmbyem përvojat tona dhe mundësitë e bashkëpunimit në nivel të federatave. Organizimi i kësaj dreke ishte vetëm dëshirë për t’u takuar dhe bashkëbiseduar mbi punën dhe zhvillimin e sporteve tona, ndërsa këto dreka tashmë janë shndërruar në traditë të ndërsjellë. Gjithsesi në prag të ndeshjes kundër Izraelit, ata më dëshiruan suksese për Kombëtaren e Kosovës dhe shprehën përkrahjen e tyre në këtë drejtim.”, ka shkruar Ademi.