Takohen dy përkrahësit e ushtrisë së Kosovës

20 dhjetor 2018 | 15:07

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett, ka pritur në takim komandantin e Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli, admiralin James Foggo.

Sipas ambasadës së ShBA-së në Kosovë është thënë se admirali Foggo ka rideklaruar angazhimin e Amerikës ndaj ushtrisë së Kosovës.

“Këtë mëngjes ambasadori Kosnett u takua me admiralin Foggo, komandant në Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate të Napolit-JFCNP. Admirali ripohoi angazhimin e ShBA-së ndaj Forcës së Kosovës- misioni i KFOR-it”, është thënë në njoftimin e kësaj ambasade të publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/photos/a.127808730578624/2929284823764320/?type=3&theater

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fotografi e një kosovare që jeton në Zvicër me…