
Takohen dy presidentët shqiptarë
15 shkurt 2019
| 13:51
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar në Munih presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
“Takimin e parë në Konferencën e Sigurisë në Munih e zhvillova me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën. Në prag të 11 Vjetorit të Pavarësisë, e falënderova presidentin Meta dhe Shqipërinë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.