Takohen e s’pajtohen për asnjë çështjeve aktuale

23 janar 2020 | 11:38

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Malit të Zi, në një bisedë të sotme në Jerusalem nuk u pajtuan për asnjë prej çështjeve aktuale.

Vuçiqi dhe Gjukanoviqi në Jerusalem do të marrin pjesë në Ditën ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit

Siq raporton Gazeta serbe “Blic” e cila ka folur me Vuçiqin, i cili ka thënë se biseda ishte e vështirë dhe shumë komplekse.

“Kemi biseduar gjerësisht për pozicionin e popullit serb dhe për Ligjin për Liritë Fetare të miratuar së fundmi dhe jemi pajtuar që qëndrimet dhe pozicionet tona janë shumë të largëta dhe se nuk mund të arrihet një pozicion i përbashkët për këto çështje”, tha Vuçiqi, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se kanë biseduar si “njerëz të civilizuar dhe të përgjegjshëm”, të vetëdijshëm se Serbia dhe Mali i Zi kurrë nuk duhet të jenë në kundërshtim me njëri-tjetrin dhe se ishte e nevojshme që të vazhdohen bisedimet sa më shpejt, gjë që do të çonte në ulje të mëtejshme të tensioneve dhe gjetjen e zgjidhjeve.

Sipas fjalëve të Vuçiqit, është folur edhe për eurointegrimet e të dyja vendeve.

“Kemi biseduar edhe për rrugën evropiane të Serbisë dhe të Malit të Zi dhe jemi pajtuar për koordinim më të madh në paraqitjet e ardhshme para institucioneve evropiane, si dhe vazhdim të bisedimeve për liri dhe shpejtësi të lëvizjes së mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve në rajonin tonë”, tha Vuçiqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë…