
Takohen Gashi e Ahmeti, flasin për projekte të përbashkëta
04 qershor 2018
| 11:57
Kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, është takuar me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin ka biseduar për disa projekte që kanë të bëjnë me dy komunat respektive.
Fillimisht Gashi e ka uruar Ahmetin për hyrjen në fuqi të Ligjit për Prishtinën.
Më tutje, Gashi e Ahmeti janë dakorduar të bëjnë përgatitjen e projektit për rrugën dhe kolektorin Shkabaj-Kastriot, në mënyrë që të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit.
Po ashtu, ata kanë diskutuar shumë çështje me rëndësi që i atakojnë të dy komunave.
/Epoka e re/