
A po kalon Agim Bahtiri në AAK?
26 korrik 2019
| 14:30
Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin, me të cilin ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, të arriturat qeverisëse në komunën e Mitrovicës dhe bashkëpunimin me nivelin qendror.
“Mitrovica është ndër qytetet me rëndësi ekonomike e gjeografike dhe e fokusuar në mundësitë e shumta që ofron Trepça, tashmë pasi që është funksionalizuar dhe i është dhënë fuqia e plotë si aseti kryesor i Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/