Takohen ish-presidentët e rajonit

03 prill 2022 | 14:25

Tre ish-presidentët, ai i Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë janë bërë bashkë sot.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka publikuar një fotografi në llogarinë e vet në  “Facebook” për të treguar se është takuar me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiun si dhe me ish-presidentin kroat, Stjepan Mesiq.

“Një takim me miq të vjetër! Me ish-presidentin e Kroacisë, mikun e çmuar të shqiptarëve, Shtipe Mesiç dhe ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu”, ka shkruar ai.

Berisha ka thënë se me dy presidentët ka biseduar për zhvillimet aktuale në Shqipëri dhe rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlera e aseteve në biznesin e turneut të Dua Lipës…