Takohen Kurti e Osmani, flasin për qeverisjen e re dhe sfidat që i presin
30 tetor 2019
| 16:06
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti dhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), janë takuar sot për të diskutuar rreth përgatitjeve për qeverisjen e re dhe sfidat që i presin.
Kurti ka thënë se nën drejtimin e tyre Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë.
“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/