Takohen Lekaj e Ukshini: Taksa për Rrugën e Kombit, e papërballueshme
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ku temë diskutimi e këtij takimi ishte çështja e taksës rrugore për Rrugën e Kombit.
Sipas Lekajt dhe Sylës, kjo taksë është e papërballueshme për qytetarët dhe bizneset e Kosovës, të cilët kanë qarkullim të vazhdueshëm në rrugën e Kombit.
Ministri Lekaj ka potencuar edhe një herë se nuk është i pajtimit me këtë taksë të papërballueshme për standardin tonë. “Ne si Ministri e Infrastrukturës i kemi marrë me shqetësim gjitha ato ankesa të qytetarëve të Kosovës, sa i përket tarifës rrugore të autostradës së Kombit. Ajo që mund të them, është se ne nuk jemi njoftuar paraprakisht dhe as nuk jemi konsultuar me Qeverinë shqiptare për këtë rast nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z. Gjiknuri”, ka thënë Lekaj.
Ndërsa ambasadori Ukshini e njoftuar ministrin Lekaj lidhur me takimin e tij me ministrin e Infrastrukturës dhe energjisë Demian Gjiknuri, nga i cili kërkuar një takim në kohën më të shkurtër të mundshme për t’i trajtuar këto gjëra.