Takohen liderët e Koresë së Jugut dhe të Veriut
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un u takuan në Fshatin e Armëpushimit Panmunjom, i cili ndodhet në kufirin mes dy shteteve.
Sipas agjencisë së lajmeve “Yonhap” në një deklaratë nga Presidenca e Koresë së Jugut thuhet se Moon dhe Kim kanë zhvilluar një takim 2 orësh në Panmunjom.
Zëdhënësi i presidentit Moon, Yoon Young-chan tha se të dy liderët kanë shkëmbyer mendime në lidhje me zbatimin e Raportit Panmunjom të 27 prillit dhe për një samit të suksesshëm mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve.
Moon pritet që nesër të japë një deklaratë në lidhje me takimin e sotëm.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un më 27 prill ishin takuar në Fshatin e Armëpushimit Panmunjom, në kufirin mes dy shteteve.
Liderët e dy shteteve në një deklaratë të përbashkët të publikuar në fund të samitit njoftuan se kanë arritur marrëveshje për fillimin e bisedimeve për pastrimin e plotë të Gadishullit Korean nga armët bërthamore dhe shndërrimin e armëpushimit aktual në një marrëveshje të përhershme të paqes. /aa/