Takohen Limaj dhe Meta, ja për çfarë biseduan

25 nëntor 2021 | 15:49

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është takuar me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin kanë bashkëbiseduar për zhvillimet politike nëpër të cilat po kalojnë dy vendet tona.

Kryetari Limaj dhe presidenti Meta kanë diskutuar edhe për nevojën e domosdoshme të rritjes së bashkëpunimit dhe harmonizimit të qëndrimeve të institucioneve tona, lidhur me projektet që janë me rëndësi dhe në interes të qytetarëve të dy vendeve tona.

Në fund të takimit, kryetari Limaj e ka uruar presidentin Meta dhe gjithë popullin shqiptar për festat e Nëntorit.

May be an image of 3 people, people sitting, suit and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fifi ka marrë vendim që të largohet nga shtëpia e…