Takohen Muharremaj i AAK-së dhe Haskuka i LV-së, kjo është arsyeja
17 shtator 2021
| 09:01
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili është duke synuar edhe për një mandat nga radhët e AAK-së, është takuar sot për kafe me kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Muharrem Haskukën.
Për këtë takim ka njoftuar vetë Muharremaj, i cili ka publikuar edhe një foto me Haskukën.
“Kafe miqësore me z. Mytaher Haskuka. Mendoj se duhet me krijuar gjithmonë mundësinë, me pas raporte të mira mes nesh si popull. Garojmë e shfaqemi secili prej nesh, për ta krijuar gjithsesi mundësinë, që e ardhmja të mbetet më mirë për qytetarët tanë kudo në Kosovë”, ka shkruar Muharremaj në llogarinë e vet në “Facebook”.