Takohen Mustafa e Kurti, ja për çfarë u pajtuan
22 maj 2019
| 10:45
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar se sot është takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Kurti ka thënë se me Mustafën biseduan për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.
“Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë”, ka shkruar Kurti.
/Epoka e re/