Takohen në Tiranë tre zëvendësministrat shqiptarë të Mbrojtjes
11 shkurt 2019
| 12:56
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, është takuar në Tiranë me zëvendësministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Petro Koçi, dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Bekim Maksuti.
“Sot në Tiranë me zëvendësministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Petro Koçi, dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Bekim Maksuti”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Burim Ramadani.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, është shprehur i bindur se Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s.