Takohen Osmani e Abazoviqi, bisedojnë për NATO-n, Ukrainën dhe anëtarësimin në BE
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani është takuar në Turqi me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ku po marrin pjesë në Forumin diplomatik të Antalias.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Osmani ka bërë me dije se me Abazoviqin ka folur për NATO-n, Ukrainën dhe anëtarësimin në Bashkim Evropian (BE).
“Me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias. Dy vendet kanë orientim të qartë gjeopolitik-anëtarë të NATO-s, mbështetje të fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, partnerë kredibil të BE-së të harmonizuar 100 për qind me PBJS dhe të bashkuar e vendosur në qëllimin tonë anëtarësimin e plotë në BE”, ka shkruar Osmani.