Takohen përfaqësues të shoqatave shqiptare në Michigan dhe veprimtarë të çështjes kombëtare

06 nëntor 2021 | 20:29

Shoqata “Jehona e Malësisë” ka organizuar një takim me përfaqësues të shoqatave shqiptare në Michigan dhe veprimtarë të çështjes kombëtare.

Me ketë rast, u bë një pritje e shkëlqyer për akademikun Anton Kolë Berishaj dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj.

“Gjatë takimit u vlerësua lart puna e administratës lokale në Tuz, gjithnjë duke e parë atë si një storie suksesi, por gjatë diskutimit, po ashtu, u shprehen edhe shqetësimet lidhur me situatën e krijuar në Malin e Zi dhe në rajon”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj.

Postimi i plotë i z. Camaj:

Të dashur miq,
Një takim tjetër, tejet të ngrohtë e vëllazërorë, me përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në Michigan, organizoi mbrëmë Shoqata “Jehona e Malësisë”.
Falënderoj Jehonën dhe drejtuesit e saj, në mënyrë të veçantë Vilson Sinishtaj e Agron Sylvia Dedivanaj, të cilët organizuan një panel diskutimi tejet në nivel, e që në fokus të interesimit kishte Malësinë, shikuar nga prizmi i rrethanave politike e ekonomike, si edhe mundësitë e bashkëpunimit me diasporën. Gjatë takimit u vlerësua lart puna e administratës lokale në Tuz, gjithnjë duke e parë atë si një storie suksesi, por gjatë diskutimit, po ashtu, u shprehen edhe shqetësimet lidhur me situatën e krijuar në Malin e Zi dhe në rajon.
Përpos kësaj, takimet e këtilla paraqesin rast të mirë, për t’u takuar me miqtë e vjetër e të ri, dhe për t’i falënderuar për kontributin që ata i japin, në mënyrë të vazhdueshme, Malësisë.
Në fund, organizatori shtroi një darkë, sponsor i të cilës ishte Mark Nikolla Lulgjuraj.
Faleminderit vëllezër e motra!
Me respekt,
Nikollë Camaj, kryetar i LDSH

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje në ora 19:00, është lansuar kënga më e re…