Takohen Quni e Osmani, flasin për pandeminë COVID-19
Ministri në detyrë i Mbrojtjes Anton Quni është takuar sot me kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani me të cilën ka biseduar në lidhje me situatën emergjente në vend si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe nivelit përgatitor të FSK-së për të përmbushur detyrat në asistimin e autoriteteve civile.
“Mbikëqyrja demokratike dhe kontrolli civil janë parakusht i angazhimit të drejtë të FSK-së. Niveli profesional i njësive të FSK-së janë garanci për përmbushjen e çdo detyre brenda misionit të saj”, ka shkruar ministri në detyrë i Mbrojtjes Anton Quni në Facebook.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Me kujdes, me higjienë të shtuar e pa panik dhe duke qëndruar së bashku do ta fitojmë edhe betejën me pandeminë Covid19”, porosit ministri Quni.