Takohen Sveçla dhe Balla, diskutohen rezultatet e përbashkëta në luftimin e krimit
16 korrik 2024
| 16:41
Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, e ka takuar homologun e tij shqiptar, Taulant Ballën.
Sveçla dhe Balla, kanë diskutuar për rezultatet e përbashkëta në luftimin e krimit.
Të pranishëm ishin edhe menaxhmentet e dyja policive.
Në takimin vijues të Komitetit Mbikqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë prezantuan rezultatet konkrete të këtij bashkëpunimi dhe planet e veprimit në mënyrë që ky mekanizëm të jetë sa më efikas.
“U dakorduam po ashtu që takimi i radhës i këtij Komiteti të mbahet në Prishtinë”, ka thënë Shala.