Takohen Thaçi e Basha, këto ishin temat që diskutuan

11 qershor 2020 | 22:37

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” ka treguar se ka takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka bërë me dije se me Thaçin ka biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë.

“Biseduam për zhvillimet aktuale, ato të pritshme në Kosovë. Forcimi i shtetit të Kosovës, bashkëpunimi me partnerët SHBA&BE për të përmbyllur bisedimet me Serbinë duke respektuar sovranitetin dhe tërësinë territoriale dhe integrimi euroatlantik”.

“Janë sfidat e Kosovës në të cilat unë dhe PD-ja do të vijojmë të japim mbështetjen dhe kontributin tonë të pakursyer. Jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri politikanët e Kosovës do t’i tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat që kanë përpara”, ka shkruar Basha.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se roli i…