Thaçi kërkon që dialogu të vazhdojë pa kushte

16 shkurt 2019 | 16:51

Presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi ka deklaruar sot në Konferencën për Siguri që po mbahet në Munih, Gjermani, se marrëveshja finale do të rezultojë me njohjen reciproke Kosovë-Serbi dhe pranimin e Kosovës në OKB.

Po ashtu, ai ka kërkuar që procesi i dialogut në Bruksel duhet të vazhdojë pa kushte.

“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë komplikuar. Kemi probleme të vjetra njëqindvjeçare të armiqësisë dhe periudhës së freskët të luftës në Kosovën në vitin 1999. Ka pasur 20 mijë viktima të dhunës gjatë luftës në Kosovë dhe askush nuk është dënuar për këtë. Populli i Kosovës ka vuajtur shumë për shkak të spastrimit etnik”, ka thënë Thaçi.

Ai ka folur edhe për marrëveshjet e arritura deri më tash në Bruksel, për të cilat tha se shumica janë implementuar, transmeton “kp”. Ndërkohë që pala serbe kushtëzon vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, presidenti Thaçi ka kërkuar vazhdimin e këtij procesi pa kushte, ndërsa ka potencuar se komuniteti serb nuk duhet të përdoret për lojërat e shtetit serb.

……………………………………………….

Takohen Thaçi e Vuçiq

Në Munih të Gjermanisë po mahet Konferenca e Sigurisë.
Pjesëmarrës në këtë ngjarje të rëndësishme botërore janë edhe krerët shtetëror të Kosovës, presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj si dhe zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, raporton lajmi.net.

Pjesë e kësaj konference janë edhe liderët serbë.

Gjatë ditës së sotme, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq.

…….

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka vrarë pesë kolegë të tij të punës…