Takohen Totaj e Minxhozi: Të rritet bashkëpunimi në turizëm dhe zhvillim ekonomik

23 shkurt 2022 | 14:02

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ai gjatë këtij takimi ka theksuar se marrëdhëniet me Shqipërinë janë të një rëndësie të veçantë.

“Thellimi i marrëdhënieve vëllazërore që kemi me Shqipërinë dhe bashkëpunimi me ta, mbetet prioritet i yni”, ka thënë Totaj, duke theksuar se të dyja palët u zotuan për bashkëpunim, njëkohësisht për inicimin e bashkëpunimeve ndërkomunale me Komunat e Shqipërisë.

“Po ashtu biseduam për rritjen e bashkëpunimeve në sektorin e turizmit, kulturës dhe zhvillimit ekonomik. Prizreni gjeografikisht lidhet ngushtë me Shqipërinë, prandaj bashkëpunimi në sektorët e lartcekur është i domosdoshëm dhe mundëson shkëmbime të vazhdueshme mes Prizrenit dhe komunave të Shqipërisë, duke mundësuar zhvillimin tonë të përbashkët”, ka thënë Totaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i…