Takohen Veseli e Delawie, flasin për fazën finale të dialogut Kosovë – Serbi

04 shtator 2018 | 10:53

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-së në Prishtinë, Greg Delawie me të cilin ka biseduar për fazën finale të dialogut me Serbinë.

“Në takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie, rikonfirmova përkushtimin e institucioneve të Kosovës për fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë proces është jetike që si shtet të kemi një konsensus dhe platformë të përbashkët. ShBA-të mbështesin përfundimin e suksesshëm të dialogut, i cili siguron stabilitet dhe paqe në Ballkan, ndërsa Kosovës i hap rrugë drejt anëtarësimit në OKB, NATO dhe BE”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe…