Takohen Zemaj dhe Dumoshi, bisedojnë për masat e reja anti-Covid

16 dhjetor 2020 | 16:40

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Armend Zemaj është takuar të mërkurën me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi , me të cilën ka biseduar për masat e reja ndaj koronavirusit për fundvit.

Zemaj ka thënë se duke marrë parasysh ndikimin e sportit në shëndetin e njeriut, asnjëherë nuk kanë favorizuar mbylljen totale të sportit në Kosovë, raporton “Epoka e re”.

“Sa herë që kemi marrë masat që kanë të bëjnë me situatën epidemiologjike në vend dhe menaxhimin e saj, kemi qenë të kujdesshëm ndaj sportdashësve dhe komuniteti artistik. Duke e ditur ndikimin e sportit në shëndetin e njeriut, asnjëherë nuk kemi favorizuar mbylljen totale të sportit në vendin tonë”.

“Bashkë me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Vlora Dumoshi kemi diskutuar për mbarëvajtjen e aktivitetet të deritanishme në sport, kulturë dhe aktivitete që kanë të bëjnë me promovimin e rinisë”.

“Komunikimi jonë i brendshëm do të vazhdojë edhe më tej, por çdo herë duke qenë pjesë e debatit edhe komunikimi me federatat dhe të gjitha organizatat vartëse të MKRS-së, në mënyrë që për fundvit të kemi masa që janë të pranueshme për të gjithë, në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik dhe jetës së qytetarëve”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Riinvest me mbështetjen Fondacionit te Kosovës për Shoqëri të…