Takohet Këshilli për Parandalimin e Dhunës në Sport
Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në ngjarjet sportive ka mbajtur takimin e radhës në të cilin kanë diskutuar për hapat konkret që duhet ndërmarrë për funksionalizimin e strukturës zbatuese që do të ndikojë në parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet dhe aktivitetet sportive që organizohen në Republikën e Kosovës.
Po ashtu kjo trupë ka biseduar edhe për komunikimin që janë duke e realizuar me federata e sportit në kuadër të informimit të tyre për detyrimet dhe obligimet e Këshillit. Anëtarët e Këshillit në takimin e radhës do të ftojnë federatat e sportit të cilat nuk kanë qenë të pranishme në takimet e mëhershme të organizuara nga Këshilli për fazën njoftuese për detyrat që ka kjo trupë kombëtare.
Po ashtu Këshilli ka njoftuar se do të vizitohen shtetet që kanë përvojë në parandalimin e dhunës dhe dukurive në sport dhe përvojat më të mira do të sillen në vendin tonë me qëllim të realizimit sa më efektiv në parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në sport.