Takohet Mustafa e Haradinaj, Tahiri jep detaje nga ky takim
22 prill 2020
| 14:38
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka bërë me dije se sot janë takuar lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj me atë të LDK-së, Isa Mustafa.
Ai në një konferencë për medie, ka thënë se në këtë takim është biseduar për hapat për formimin e qeverisë se re të Kosovës.
Tahiri ka thënë se në këtë takim nuk është biseduar për ndarjen e posteve ministrore, por vetëm me hapat kushtetuese për formimin e qeverisë.
“Nuk kemi diskutuar për numrin e votave në Kuvend”, është shprehur Tahiri.
Pavarësisht kësaj, Tahiri ka thënë se LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe minoritet i kanë votat e mjaftueshme për ta bërë shumicën parlamentare.
“Jam i bindur se ky koalicion do ta ketë shumicën parlamentare”, ka deklaruar Tahiri.