Taksa për kalim në Rrugën e Kombit, kundër “bashkimit ekonomik” Kosovë-Shqipëri (Video)

17 shtator 2018 | 17:07

Fillimi i pagesës së taksës për kalim në Rrugën e Kombit, nga e hëna ka ngjallur reagime të shumta, si te bizneset, ashtu edhe të qytetarët.

Drejtues të shoqatave të biznesit kanë thënë se kjo taksë nuk i kontribuon tregut të përbashkët ekonomik në mesë të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kosova është në përmirësim të infrastrukturës me Maqedoninë, liberalizimi i vizave nënkupton qasje më të shpejtë në portin e Selanikut, që është më konkurrues se porti i Durrësit dhe ka po ashtu mundësi të mëdha edhe për tregjet tjera. Bizneset nuk kanë kohë të presin sesi po funksionojnë vendimet e qeverive, ata i shikojnë interesat e veta. Po ashtu Kosova është duke investuar në hekurudha me përkrahjen e BERZH-it, që e lidhe vendin tonë me korridore të rëndësishme kah Shkupi. Në kuptim Strategjik krijohen mundësi të reja siç është: Budapesti pikë e rëndësishme e transportit rrugore, e po ashtu edhe me Selanikun, pikë e rëndësishme e transportit detar. Kjo e riorienton edhe aspektin tregtar, por edhe në aspektet afatmesme edhe afatgjatë, pasojat do t’i bartë më shumë Shqipëria sesa Kosova”, ka thënë Rukiqi.

Kurse Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka ka thënë në një prononcim për Telegrafin se taksat rrugore për mirëmbajte të rrugës janë të zakonshme për vendet e tjera, por taksa me Shqipërinë, ka hasur në kundërshtime të qytetarëve dhe bizneseve për shkak të lartësisë së taksës.

Madje sipas tyre, taksa për kalim e rrit koston e transportit dhe bizneset duket të mendojnë alternativa të tjera.

Sipas tij, taksa për kalim në Rrugën e Kombit, lë “shije të keqe” për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Kjo taksë është në kundërshtim me tregun e përbashkët, është masë diskriminuese ndajë një pjesë të bizneseve të vendit tjetër, ku idenë e tregut të përbashkët e bënë më të mjegullt, por natyrisht e dekurajon çfarëdo përpjekje në këtë aspekt”, tha ai.

Zeka ka thënë se taksa e pranueshme për bizneset dhe qytetarët e Kosovës, do të ishte sikur ajo për bizneset dhe banorët e Kukësit.

“Bizneset e Kosovës mund të orientohen edhe në tregjet e tjera, sidomos bizneset transportuese nga porti i Durrësit pavarësisht lirimeve që u janë bërë, kostot e transportit janë të larta dhe do ta bëjnë më pak të rëndësishëm për ta mbajtur transportin e mallrave nga Porti i Durrësi”, ka thënë kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Arian Zeka tha se Qeveria e Shqipërisë është dashur të krijojë rrugë tjera për kalim pa pagesë, pastaj ta vendosë taksën në Rrugën e Kombit.

“Një element që e relativizon taksën për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit është mungesa e një rruge alternative për kalim. Rruga e vjetër e cila është përdorur më herët është rrugë rurale dhe me rreziqe. Për shkak të mungesë së një rruge të tillë, Qeveria e Shqipërisë , duhet ta shqyrtojë lartësinë e taksës së vendosur”, tha Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Ndryshe, pagesa për kalim në Rrugën e Kombit, për vetura do të jetë 5 euro dhe autobusë 10 euro për një drejtim. E pagesa për mjetet e tjera për transport të mallrave do të jetë më e lartë.

https://www.facebook.com/telegraficom/videos/2092530731060467/?t=2

 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se taksa është e dëmshme për bizneset, pasi që shumë biznese kanë përdorur Rrugën e Kombit për transport të mallrave nga Porti i Durrësit.

 

“Numri i kompanive që kanë përdorur Rrugën e Kombit për transport të mallrave, viteve të fundit ka qenë me rritjeje duke e shfrytëzuar avantazhet e rrugës, portit por edhe të disa produkteve. Kjo taksë në aspektin strategjik e dëmton bashkëpunimin ekonomik dhe shkon në dëme të bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri, por po ashtu është në dëm edhe të tregut të përbashkët”, tha ai.

 

Sipas Rukqit, efektet e kësaj takse do të ndjehen edhe tek qytetarët, dhe ata do të kërkojnë alternativa tjera.

 

“Efekti shihet edhe të qytetarët sepse kur nuk ka alternativë të furnizimi në naftë, atëherë ndikon edhe te xhepi i qytetarëve. Edhe në takime me ministrat e Shqipërisë kemi kërkuar që taksa për kosovarët të jetë më e ulët ose të jetë taksë sikur për banorët dhe bizneset e Kukësit”, tha kryetari i OEK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian…