Taksa vret idenë djallëzore të ndryshimit të kufijve

28 mars 2019 | 08:11

 Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, beson se tani nuk është koha e duhur për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi. 

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet dy shteteve duhet pritur udhëheqjen e re të Bashkimit Evropian (BE). 

Sipas saj, shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ka tradhtuar parimet evropiane. 

Ish-ministrja Tahiri ka thënë se taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë tani është mekanizmi i vetëm që vret idenë e ndryshimit të kufijve. 

“Taksa momentalisht është mekanizmi i vetëm që vret idenë e ndryshimit të kufijve. Me fjalë të tjera, i mbron kufijtë e shtetit të Kosovës sepse, siç e pamë të gjithë, Kuvendi i Kosovës dështoi që të krijojë një qëndrim të unifikuar të spektrit politik në një platformë. Pra, platforma u votua vetëm nga subjektet politike që janë në pushtet dhe PSD-ja”, është shprehur Tahiri.

Ajo u ka bërë thirrje partive politike që të bëhen bashkë për mbrojtje të interesit kombëtar të shtetit të Kosovës, në këtë rast të mbrojtjes së kufijve.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka…