Taksën e Kosovës ndaj Serbisë, Lladrovci e krahason me taksën e SHBA-së ndaj Kinës
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë një krahasim interesant të taksës që e ka vendosur Qeveria e Kosovës ndaj produkteve që importohen nga Serbia.
Lladrovci, përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka thënë se i kishte ardhur mirë kur presidenti amerikan Donald Trump i kishte vendosur taksë Kinës, për ta mbrojtur vendin e tij nga invazioni i prodhimeve të këtij vendi aziatik.
“Kur ne i vumë taksë Serbisë, u gëzova edhe më shumë, me të njëjtat motive si në rastin e vendimit të Trampit, edhe pse me sasi qindra herë më të vogla dollarësh, por, vendi im, mori vendim”, ka shkruar Lladrvci.
https://www.facebook.com/MekaHalalFood/photos/a.461955333863360/2108530209205856/?type=1&theater
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Kur Trampi i vuri taksë Kinës, më pati ardhë mirë…i vuri fre invazionit të prodhimeve kineze dhe mentalitetit të konsumit të gjërave të lira. Por, Kina ka gjetur shteg tjetër dhe eksportet nuk po i ndal, përkundrazi, ka zgjerim deri në Ballkan e tutje në Evropë.
Kur ne i vumë taksë Serbisë, u gëzova edhe më shumë, me të njëjtat motive si në rastin e vendimit të Trampit, edhe pse me sasi qindra herë më të vogla dollarësh, por, vendi im, mori vendim.
Qytetarët duhet ta mendojnë mirë para se të blejnë, duhet ta dinë nga vjen malli që konsumojnë.
Liderët njihen nga vendimmarrja, në rastet e krizës por edhe të kohës së “paqes”. Vështirë të na njoh Serbia, por edhe ma vështirë kush që han produkte nga shteti që i pengon ekzistenca jonë!
Zgjate Zot!.