Talat Xhaferi – Deputetëve të VLEN-it: Ali Ahmetit duhet t’ia lani këmbët dhe t’ia pini ujin

21 janar 2025 | 23:31

Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, gjatë debatit në Kuvend, ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të koalicionit VLEN, duke theksuar se po të mos ishte Ali Ahmeti, ata nuk do të ishin aty ku janë tani. Xhaferi i ka kërkuar deputetëve që përmendin emrin e Ahmetit, që t’i tregojnë respekt dhe të “ia lajnë këmbët dhe të pinë ujin”, duke theksuar se Ai ka mundësuar që ata të jenë në pozitat ku janë sot.

“Ata që përmendin Ali Ahmetin, ata duhet t’i marrin temena. Ata duhet t’ia lajnë këmbët dhe t’ia pine ujin, sepse ai ua ka mundësuar të jeni këtu ku jeni sot”, u shpreh mes tjerash Xhaferi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Julian Alvarez e ka shpëtuar edhe njëherë Atletico Madridin. Argjentinasi…