Talat Xhaferi flet për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO (Video)
06 shkurt 2019
| 17:15
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se të premten pritet që Parlamenti i Greqisë të ratifikojë protokollin e nënshkruar sot nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s, përmes së cilit mundësohet që Maqedonia të jetë shteti i 30-të i anëtarësuar në aleancën më të madhe ushtarake.
Me këtë veprim, Xhaferi ka thënë se po dëshmohet se Greqia po e hap rrugën për Maqedoninë në NATO.
Në një intervistë për “Kosovapress”, Xhaferi ka përgëzuar qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë për këtë arritje, të cilën e ka quajtur ditë historike.
Ai ka pranuar që ka pasur shumë sfida deri në këtë arritje.