TALAT XHAFERI KRYEMINISTËR ME GRYKË TË PUSHKËS
Ismet Sylejmani
TALAT XHAFERI KRYEMINISTËR ME GRYKË TË PUSHKËS
Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, me Kryeministrin e Parë Shqiptar Talat Xhaferin kanë shënuar fitore historike, kanë nderuar të parët tanë, luftërat e tyre shekullore, gjakun e derdhur për liri dhe fitoret e lavdishme në betejat e ndryshme!
Është fakt se Kryeministër i Shqipërisë ishte Hasan Prishtina!
Është fakt se Kryeministër i Kosovës në ekzil ishte Bujar Bukoshi!
Është fakt se Kryeministër i Malit të Zi ishte Dritan Abazoviq!
Dallimi nga këta tre dhe Kryeministrit Talat Xhaferi ekziston dhe është i madh!
Të parin, atdhetarin dhe patriotin e madh Hasan Prishtina, nuk e lejuan më shumë se gjashtë ditë e rrezuan!
I dyti ndonëse i zgjedhur me vullnetin e popullit shqiptar të Kosovës dhe të Presidentit Rugova, kurrë asnjë ditë nuk mundi ta ushtronte funksionin brenda në Kosovë!
I treti, përfaqëson fitore historike të popullit shqiptar në Mal të Zi, nuk erdhi në postin e Kryeministrit si shqiptar, por si qytetar malazias, pra pa e ngulur dhe pa e mbajtur në shtiz flamurin e kombit!
Kryeministri Talat Xhaferi, është ndryshe nga të tretë që i përmendëm më lartë, sepse është ardhur në pushtet me grykë të pushkës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK dhe nuk është teknik, por është Kryeministër sikur çdo tjetër, në periudhën e fundit të qeverisjes, që ia mundëson kushtetuta dhe ligjet në fuqi në Maqedoninë e Veriut!
Prishtinë, 2 Shkurt 2024!