Talat Xhaferi: Kryetar ose kryeministër në rotacion është çështje e marrëveshjes politike
Kryesuesi i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se do të caktojë vazhdim të seancës konstitutive sapo të marrë vërtetim se partitë i kanë zgjidhur dy çështjet e mbetura – zgjedhjen e kryetarit të shtepise ligjvënëse dhe komisionit për zgjedhje dhe emërime.
Lidhur me mundësinë për kryeministër në rotacion ose kryetar në rotacion të Kuvendit, Xhaferi tha se është pako e marrëveshjes politike mes partive të cilat bëjnë shumicë dhe në këtë drejtim, siç tha, nuk udhëhiqet nga çështjet personale statusore.
“Puna është logjike. Prandaj ndahet mandat për përbërjen e Qeverisë dhe program për punën e qeverisë e cila parashtrohet deri tek Kuvendi.
Nëse në ato 20 ditë negociata për përbërjen e qeverisë e kanë shumicën përkatëse parlamentare, në afat prej 15 ditëve nga pranimi i propozim përbërjes dhe programit të Qeverisë, Kuvendi duhet të mbajë seancë dhe të zgjedhë qeveri.
Nëse marrëveshja politike është e tillë, kjo nuk është kontestuese”, theksoi Xhaferi ne televizionin Sitel.