Talat Xhaferi uron qytetarët për Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut
08 shtator 2020
| 11:04
Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka uruar qytetarët për Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.
Xhaferi ka thënë se gjatë këtyre viteve, Maqedonia ka arritur suksese historike.
“Të bashkuar, u ballafaquam më shumë sfida dhe arritëm sukses historik, e realizuam idenë e përbërjes së parë parlamentare, anëtarësimin në NATO, kështu të bashkuar vazhdojmë kah sfidat dhe sukseset e reja, anëtarësimi i plotfuqishëm në BE dhe realizimi i vizionit të të gjithë qytetarëve në shtetin tonë, për ne, për gjeneratat e ardhshme. Qoftë me jetë të gjatë, e përparuar, ekonomikisht e fuqishme, evropiane, Republika e Maqedonisë së Veriut! Urime Dita e Pavarësisë!”, ka shkruar Xhaferi në llogarinë e vet në “Facebook”.