Talebanët ndërpresin internetin dhe telefonat në Panshir

29 gusht 2021 | 12:44

Pothuajse të gjitha rrjetet e internetit dhe telekomunikacionit në Panshir janë ndërprerë nga talebanët. Lajmi raportohet nga “BBC”-ja, e cila citon burime lokale.

Panshir është krahina në Afganistanin verilindor që është bërë qendra e rezistencës anti-talebane. Së bashku me Baghlan është zona e vetme që nuk kontrollohet prej tyre.

Kujtojmë që ministri i Forcave të Armatosura, James Heappey, ka thënë se kishte raporte “shumë të besueshme” për një kërcënim tjetër “të rëndë” në kryeqytet.

Zyra e Jashtme ka lëshuar ​​mbrëmë udhëzime të reja duke i thënë kujtdo pranë aeroportit që të “largohet në një vend të sigurt dhe të presë këshilla të mëtejshme”.

ShBA-ja ka vendosur një afat deri më 31 gusht për tërheqjen e trupave të saj, me Presidentin Joe Biden që refuzon thirrjet e kryeministrit Boris Johnson dhe aleatëve të tjerë për një zgjatje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Radikale Serbe, krimineli Vojisllav Sheshel, ka thënë…