Talebanët: Një grua e humb vlerën nëse burrat i shohin fytyrën në publik

18 gusht 2023 | 15:48

Prej ardhjes së talebanëve në pushtet, jeta e grave dhe vajzave në Afganistan ndryshoi rrënjësisht, duke u fshirë nga jeta sociale.

Së fundmi në një deklaratë, zëdhënësi i Ministrisë së talebanëve ka bërë fajtore vetë gjininë femërore për faktin që atyre u është ndaluar qasja në hapësira publike, pasi sipas tij,ato kanë dështuar që ta respektojnë siç duhet vendimin për vendosje të hixhabit.

“Gratë e humbin vlerën nëse burrat mund t’ua shohin fytyrat e pambuluara në publik”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së talibanëve për Vesin dhe Virtytin, Molvi Mohammad Sadiq Akif.

Sipas tij, studiuesit fetarë në Afganistan pajtohen se një grua duhet ta mbajë mbulesën kur të dalë jashtë shtëpisë.

Akif ka thënë të enjten për agjencinë e lajmeve Associated Press se, nëse fytyra e grave shfaqet në publik, ekziston mundësia e mëkatit.

“Është shumë keq të shohësh një grua pa hixhab dhe shkencëtarët fetarë, po ashtu, pajtohen që fytyra e gruas duhet të jetë e mbuluar. Nuk do të thotë se fytyra e tyre do të dëmtohet. Gruaja e ka vlerën e vet dhe ajo vlerë ulet kur burrat e shikojnë”, ka thënë Akif.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet ka ndodhur rreth orës 15:00 në Pejë. Tërmeti…