Talebanët nxjerrin qytetarët nga shtëpitë, strehojnë luftëtarët
15 shtator 2021
| 08:44
Protesta të mëdha kanë shpërthyer kundër talibanëve në Kandahar, pasi më shumë se 3000 familje janë nxjerrë jashtë nga shtëpitë e tyre për të strehuar në to luftëtarët e tyre.
Protestuesit u grumbulluan përpara shtëpisë së guvernatorit të Kandaharit, pasi shumë prej familjeve iu është dhënë afat 3 ditë për të lëshuar banesën e tyre ndonëse jetojnë atje prej dekadash.
Nga fotot e publikuara në media të ndryshme shihen protestuesit që marshojnë me duar e ngritura lart për të dhënë një mesazh dorëzimi.