Talebanët shpërbëjnë Komisionin e Zgjedhjeve

26 dhjetor 2021 | 14:15

Qeveria talebane në Afganistan ka marrë vendimin për shpërbërjen e dy komisioneve të zgjedhjeve në vend.

Bilal Karimi, zëdhënës i qeverisë talebane në Afganistan tha se Komisioni i Pavarur Zgjedhor dhe Komisioni Zgjedhor për Ankesa u shpërbënë me vendim të qeverisë talebane.

Sipas Karimit, këto dy komisione janë aktualisht të panevojshme në vend dhe shtoi se nëse do të jetë e nevojshme do të rikthehen sërish në të ardhmen.

Të dyja komisionet kishin mandat të administronin dhe mbikëqyrnin të gjitha format e zgjedhjeve në vend, përfshirë ato presidenciale, parlamentare dhe lokale.

Përpos komisioneve, qeveria e talebanëve mbylli edhe dy ministri.

Nga ana tjetër bashkësia ndërkombëtare është ende duke diskutuar vendimin rreth njohjes së mundshme të pushtetit të talibanëve. Perëndimi druan se talebanët do të mund të vendosin sundim brutal në Afganistan njësojë siç ka qenë 20 vjet më parë, por deri më tani qeveria aktuale në Afganistan e ka mohuar këtë.

Nga 31 gushti i këtij viti talebanët kanë marrë kontrollin e plotë të Afganistanit menjëherë pas largimit të amerikanëve nga vendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lista Serbe u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos…