Talebanët thonë se kanë marrë kontrollin e plotë të provincës Panjshir
Talibanët thanë se kanë marrë kontrollin e plotë të provincës Panjshir, zonës së fundit në Afganistan që kontrollohej nga forcat e rezistencës.
Por këta të fundit i hodhën poshtë pretendimet e grupit militant.
Aktualisht është e pamundur që të sigurohen konfirmime të pavarura të dëshmitarëve, pasi talibanët kanë ndërprerë linjat e telefonit, internetin dhe energjinë elektrike.
Taleanët kanë marrë kontrollin e shumicës së Afganistanit tri javë më parë.
Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid ka pohuar se grupi ka marrë kontrollin e provincës Panjshir. Lugina “është pastruar sot plotësisht”, tha ai në një konferencë shtypi në Kabul.
Zëdhënësi i talebanëve po i kërkon komunitetit ndërkombëtar që t’i ndihmojë ata të rindërtojnë Afganistanin.
Ai u bëri thirrje vendeve që të vazhdojnë ndihmën humanitare, ndërsa u përpoq të të siguronte afganët se situata në vend do të kthehej në normale ngadalë dhe ekonomia do të përmirësohej. Zëdhënësi i talebanëve ka thënë se fluturimet e brendshme janë rifilluar dhe shton se grupi po pret të shohë kur mund të rifillojnë fluturimet ndërkombëtare.