Talebanët vrasin vëllanë e ish-zv/presidentit të Afganistanit

12 shtator 2021 | 09:27

Rohullah Azizi, vëllau i ish zv.Presidentit të Afganistanit, është qëlluar për vdekje nga talebanët, tha nipi i tij.

Azizi, vëllai i Amrullah Saleh, po udhëtonte në provincën veriore Panjshir kur makina e tij u ndalua nga luftëtarët talebanë në një pikë kontrolli, shkruan skyneës, transmeton portal arbresh.info

“Siç dëgjojmë për momentin talebanët e qëlluan atë dhe shoferin e tij në pikën e kontrollit,” tha Shuresh Saleh.

Azizi ishte një luftëtar anti-talebanë dhe nipi i tij tha se ishte e paqartë se ku ishte nisur kur u ndalua nga talebanët.

Sipas mediave, ai udhëhopqi forcat që u rezituan talebanëve në Panjshir, e cila edhe ishte provinca e fundit në Afganistan që ra në duart e talebanëve.

Pas tërheqjes së forcave amerikane nga Afganistani, talebanët kanë marrë nën kontroll vendin, duke formuar së fundmi edhe qeverinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Makinave të Pasagjerëve në Kinë ka zbuluar se…