Talenti Enis Vila po vëzhgohet nga Fortuna Düsseldorf dhe Gladbach

17 prill 2019 | 17:03

Enis Vila nga komuna e Hanit të Elezit i cili ka lindur në Ratingen afër Düsseldorfit të Gjermanisë në vitin 2002. Familja e tij jeton dhe vepron prej shumë vitesh në Gjermani.

Enisi që në moshën 5 vjeçare ka filluar të merret me futboll. Ai për momentin luan në Unterrath të Düsseldorfit dhe është kapiten i ekipit. Vila luan si mesfushor por edhe si mbrojtës kur e kërkon nevoja, i plotëson komplet kërkesën e klubit në detyrën e caktuar. Vila është duke u vëzhguar nga Fortuna Düsseldorf si dhe nga Gladbach, dhe kalimi i mundshëm në ekipet e mëdha të Bundesliga pritet të ndodhë gjatë afatit kalimtar të vitit të ardhshëm.

Familja e Enisit respektivisht prindi i tij Muhamet Vila i kontaktuar nga Epoka e re, se a prêt që të ftohet Enisi nga Federata e Kosovës për të përfaqësuar shtetin e Kosovës, ai është shprehu se dëshira ime është Shqipëria, por djali ynë Enisi e ka për zemër edhe Shqipërinë edhe Kosovën dhe po t’i epej mundësia të ndaje në dy pjesë do e bënte me dëshirën më të madhe që të përfaqësoj dy shtetet.

 

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me kryesuesin e…