Talenti i Barcelonës pëson lëndim të rënd
08 nëntor 2020
| 13:39
Një nga talentet më të mëdhenj të futbollit, Ansu Fati u lëndua në ndeshjen ndaj Betisit (5-2). Ai ka dëmtuar meniskun, e për rrjedhojë ka humbur grumbullimin me Spanjën për ndeshjet e nëntorit.
Sulmuesi anësor “blaugrana” u zëvendësua nga Messi sapo nisi pjesa e dytë, për shkak të problemeve me gjurin, por fatkeqësisht, sipas njoftimit të Barcelonës: “Testet e kryera kanë përcaktuar që Ansu Fati ka këputje të meniskut të brendshëm të gjurit të majtë. Në ditët e ardhshme do të përcaktohet dhe rruga që duhet ndjekur për riaftësimin e sulmuesit”.