Talenti i Bayernit vendos rekord në Bundesligë
17 qershor 2020
| 14:22
Bayern Munchen realizoi mbrëmë objektivin për të fituar zyrtarisht titullin kampion, duke mundur 1-0 Werder Bremen. Në këtë sezon një nga zbulimet e mëdha ka qenë edhe Alphonso Davies, i cili në pjesën e parë të sfidës vendosi rekordin e ri të shpejtësisë së Bundesligës për një lojtar.
Futbollisti kanadez regjistroi shpejtësinë rekord të 36.51 km/orë. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar nga 2013-2014, sezoni në të cilin lindi baza e të dhënave statistikore referuese.
Edhe pse u ndëshkua me karton të kuq 10 minuta nga fundi i ndeshjes, pas kartonit të dytë të verdhë, sërish sfida e djeshme mund të mbetet gjatë në mendjen e tij.