Talenti i Kosovës U19 dhe Llapit kërkohet nga Juventusi
Talenti i Llapit dhe Kosovës U19, Elvir Gashijani pritet të largohet në afatin kalimtar të janarit për në Evropë.
Për Gashijanin kanë shprehur interesim tri klube, përfshirë Juventusin që synon fillimisht ta transferojë në ekipin B.
Stuttgarti dhe Hajduku i Splitit janë gjithashtu të interesuara për shërbimet e tij, ndërsa negociatat kanë filluar.
Lajmi është konfirmuar për lajmi.net edhe nga dy menaxherët e Elvir Gashijanit, Afrim Ajeti dhe Adil Vokrri.
Gashijani është talent me të ardhme të ndritur në futbollin e Kosovës. Pak kohë parë më parë, Gashijani realizoi dy gola për Kosovën U17 në Maltë.
Ai aktivizohet edhe te Llapi, me të cilët ka shënuar disa gola. 17-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit të avancuar, si dhe në krahun e djathtë të fazës sulmuese.