Talenti i Prishtinës merr ftesë nga Lokomotiva e Zagrebit

06 mars 2020 | 16:14

Futbollisti i Prishtinës, talenti i madh Erdin Dushi, ka marrë ftesë nga gjiganti kroat, Lokomotiva e Zagrebit. Erdini do të udhëtojë drejt Kroacisë të shtunën dhe do të qëndrojë atje për dy javë.

Babai i tij, Avniu, ka shkruar në adresë të Gazetës Olle gjatë ditës, duke bërë lajmin të ditur dhe duke shprehur optimizmin e plotë të Erdinit për sukses në Kroaci. 17-vjeçari e ka marrë një ftesë edhe nga Turqia për një vizitë atje gjatë muajit prill, por fillimisht është i fokusuar për të lënë gjurmë në tokën kroate.

Dushi, i lindur në vitin 2002, është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për grupmoshën U-19. Ai luan si mbrojtës i djathtë dhe si mbrojtës qendror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
07.03.2020 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit Prishtinë 1.…