Talibanët kanë vrarë komandantin e forcave speciale në Afganistan
29 qershor 2018
| 14:37
Një komandat i forcave speciale në policinë e Afganistanit është vrarë në Kabul më 28 qershor, derisa ka qenë duke kaluar kohë me familjen e tij në zonën, Makrorayan, ka bërë me dije Ministria e Brendshme e Afganistanit.
Zëdhënësi i kësaj ministrie, Najb Danish, ka njoftuar më 29 qershor për vrasjen e Azizullah Karwan, përgjegjës për provinën Paktika.
Në të kaluarën ai është thënë të ketë shpëtuar një varg tentim-vrasjesh.
Pjesëtarë të forcave policore që kanë punuar me Karwan kanë thënë se vdekja e këtij të fundit përbën shqetësim të madh në luftën kundër kryengritësve në lindje të Afganistanit, raporton “Rel”.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një intervistë telefonike.