Talibanët lyejnë hajdutin me zift dhe e lidhin pas makinës

18 gusht 2021 | 15:56

Mediet ndërkombëtare sot kanë publikuar pamjet që tregonin sesi talebanët në Afganistan  kapnin hajdutët i lyenin me bojë të zezë dhe lidhin pas makinës.

Ndonëse grupi që ka marr pushtetin në Afganistan thotë se është reformuar, pamjet e tabloidit britanik “Daily Mail” tregojnë të kundërtën.

Të tjera raportime tregojnë se udhëheqësit e rinj po kërkonin derë më derë për kundërshtarët politikë, për t’u dhënë ndëshkimet.

Në pamje shihej gjithashtu një hajdut makinash që kishte fytyrën të lyer me zift nga zyrtarët talibanë, i cili më pas u lidh prapa një kamioni për ta bërë shembull në qytet.

Një polic trafiku pranë zhvillimeve, qëndronte i paaftë për të ndërhyrë.

Një grua raportohet se u qëllua për vdekje nga militantët në qytetin verior të Taloqan, sipas një postimi që është shpërndarë gjerësisht për rrjetet sociale vendase.

Në të tjera pamje luftëtarët talibanë shiheshin duke mbajtur rendin me kallashnikovë në krahë jashtë aeroportit të Kabul.

Xhihadistët tashmë e quajnë veten në mediat e tyre ‘Qeveria Taliban 2’ pas konferencës së djeshme ku përpiqeshin të bindnin botën se janë më të moderuar nga talibanët e 20 viteve më parë./tch/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos ka folur së fundmi…