Talibanët marrin nën kontroll një qytet kyç në veri të Afganistanit
Talibanët kanë marrë nën kontroll qytetin kyç verior të Afganistanit, Kunduz, një nga më të mëdhenjtë në vend, pas luftimeve të ashpra me forcat qeveritare.
Një zyrtar lokal i tha “BBC”-së i gjithë qyteti, përveç aeroportit, kishtë rënë nën kontrollin e militantëve. Flamuri i talibanëve u pa i ngritur në qendër të qytetit.
Deri më tani talibanët kanë marrë kontrollin e katër kryeqyteteve rajonale.
Zyrtarët afganë këmbëngulin se forcat e tyre ende janë prezentë në këto qytete dhe se luftimet po vazhdojnë, transmeton Rel.
Talibanët po synojnë marrjen nën kontroll të qyteteve të mëdha, pasi kanë shtrirë kontrollin në shumë zona rurale.
Që nga data 6 gusht militantët morën kontrollin e tre kryeqyteteve të provincave, por marrja nën kontroll e kryeqytetit të provincës Kunduz, me rreth 375.000 banorë, është fitorja më e rëndësishme deri më tani.
Kunduzi konsiderohet si një portë për në provincat veriore të vendit.
Në aspektin strategjik është shumë i rëndësishëm pasi posedon autostrada që e lidhin atë me qytetet e tjera të mëdha, përfshirë kryeqytetin Kabul. Aty gjendet edhe një kufi me Taxhikistanin.
Talibanët filluan një ofensivë kundër forcave qeveritare që kur Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera, në muajin maj, filluan tërheqjen e forcave të tyre nga Afganistani, pas rreth 20 vjetësh të operacioneve luftarake atje.
Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.
Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet terroriste të 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se tërheqja amerikane tani është e arsyeshme, pasi forcat amerikane janë siguruar që Afganistani nuk do të bëhet më bazë për xhihadistë të huaj që të kryejnë komplote kundër Perëndimi