Talibanët mbyllin 30 shkolla në Afganistan
06 prill 2018
| 09:02
Talibanët kanë mbyllur së paku 30 shkolla në një zonë që kontrollojnë ata në jug të Kabulit, pasi komandanti i tyre lokal është vrarë nga forcat qeveritare.
Salim Saleh, zëdhënës i guvernatorit të provincës Logar, tha se talibanët i kanë mbyllur shkollat në qarkun Çark, pas vrasjes këtë javë të disa militantëve dhe komandantit të tyre.
Mediat afgane kanë raportuar më herët se Mualvi Mohammad, komandant i talibanëve, është vrarë në një operacion të ushtrisë afgane më 30 mars.
Saleh tha se veprimi i talibanëve ka lënë rreth 12,000 nxënës jashtë shkollave.